“Nëse më ndodh diçka mua apo familjes sime, ai do te jetë përgjegjës”, Agron Tufa bën deklaratën e fortë pas sherrit me Spartak Brahon
Deputeti i PS-së, ish-prokurori i komunizmit, Spartak Braho ka sulmuar sot shkrimtarin Agron Tufa në lidhje me punën e tij në zbardhjen e krimeve të komunizmit, duke thënë se do të kërkonte largimin, si drejtor të Institutit të ish të Përndjekurve dhe të Dënuarve Politikë.
Pas kësaj ka reaguar edhe shkrimtari Agron Tufa, i cili thotë se akuzat nuk kanë lidhje me Institutin.
“Akuzat e Spartak Brahos dhe mllefi i tij, nuk ka asnjë lidhje me institutin. Ne nuk kemi lidhje me asnjë forcë politike, Ne jemi një Institut që kemi mbledhur rreth vetes shumë studiues. Sjellja e Brahos është një shantazh, një kërcënim sepse pas Brahos fshihet Sigurimi i Shtetit me begraundin e tij. Nëse më ndodh mua diçka apo familjes time ai do te jetë përgjegjës. Është një kërcënim direkt për mua. Kur kërcënimi vjen nga Spartak Braho pasi e shkuara e tij është me sigurimin. Unë do të vijoj detyrat e mia pavarësisht kërcënimeve dhe shantazheve’, është shprehur Tufa gjatë intervistës së tij në Syri.net.