Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit deklaroi se kryeministri Edi Rama ka firmosur diku për të ndarë Kosovën sipas orekseve të Serbisë.
Më tej ai e quajti Ramën si argat dhe tradhtar që kërkon ndarjen e Kosovës.
Më tej ai e quajti Ramën si argat dhe tradhtar që kërkon ndarjen e Kosovës.
“A e dini se u përdor sot kjo platformë? Ju garantoj se Rama vazhdon si argat i Vuçicit çdo ditë dhe muaj përpjekje për zbatimin e projektit të tyre për ndarjen Koosvës. Ata kanë vetëm një qëllim, ndarjen e Kosovës sipas oreksit serb, projekteve të serbomadhisë. Ju këtu, çfarë t’ju them. Jeni 0 pas një numri, ramë dakord për një rezolutë. Kreu juaj Pashiqi shqipfolës, vëllai, argati i Vuçiçit në një fjalim të stilit Muhamed Gedafi bëri çdo gjë për të vazhduar përçarjen mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Sulmoi egërsisht Kurtin, serish shpalli projektin e ndarjes së Kosovës. Përsëriti tezat e Vuçiçit për ‘no-man’s land’. Ideologjia jote është e një banditi, tradhtari dhe flet për ndarje të tilla ti këtu. Ka 10 vite që kur erdhi në pushtet? Çfarë bëri?
Ka bërë 13 takime me Vuçiçin. Nadrja e Kosovës, edhe në takimin e fundit në Neë York, u informua për planin e Raidoçiçit. A e kuptoni ju që e ndiqni atë. Ai smdun të shqitet prej Vuçiç. Kush prej jush priste sot një fjalë si kjo? Ai është i lidhur me padronin e tij, në histori, ky është i vetmi në Evropë që ha çdo lloj turpi, shpall Vuçiçin si fakto paqe. A e dëgjoni ju që s’përmend ndonjëherë Serbinë? Guxon ky të përmendë Serbinë? Jo kurrë, pasi është argat, peng, ky ka firmosur diku për të ndarë Kosovën me orekset e Serbisë”, tha Berisha.