Historia interesante e Kuranit të vogël që ruhet me gjenerata nga familja shqiptare

Rituali është gjithnjë i njëjtë. Mario Prushi me kujdes lan duart dhe fytyrën para se ta puthë dhe ta mbajë një nga Kuranet më të vegjël në botë.

Për gjenerata, libri me përmasa të pullës postare është kaluar në familjen e tij – duke i mbijetuar luftërave, shkroi AFP.

Studiuesit thonë se është një nga Kuranet më të vegjël, me librin e shenjtë të vogël që mbahet brenda një kutie argjendi të nxirë me kohën.

“E kemi mbajtur gjeneratë pas gjenerate me përkushtim të plotë”, i ka thënë Prushi AFP-së në shtëpinë e tij në Tiranë.

Vetëm 2 centimetra i gjerë dhe 1 centimetër i trashë, libri gati humb në shuplakën e dorës së Prushit, dhe mund të lexohet me një xham të vogël zmadhues të futur në kutinë e tij.

Është vështirë të kuptohet data e Kuranit në mungesë të analizave shkencore, por sipas Elton Karajt – një studiues i Kuranit në Universitetin Beder në Tiranë – kopja 900-faqëshe ka qenë rreth e rrotull që nga të paktën shekulli 19.

“Ky Kuran ishte prodhuar në një format shumë të vogël, një nga më të vegjlit në botë. Nga dukja e tij, publikimi daton në fund të shekullit 19. Është një punë e jashtëzakonshme, shumë e vlefshme. Është fat që kjo kopje është në Shqipëri”, ka thënë Karaj.

Por, madhësia nuk është e vetmja gjë e mahnitshme e Kuranit. Është po ashtu përgjegjës për konvertimin e familjes Prushi nga katolicizmi në islam.

“Të parët e mi po gërmonin tokën për një shtëpi të re në rajonin e Gjakovës të Kosovës kur gjetën trupin e ruajtur në mënyrë perfekte të një njeriu të varrosur atje”, ka thënë Prushi.

“Kurani u gjet i padëmtuar mbi zemrën e tij”.

Familja e mori zbulimin si një shenjë hyjnore dhe e përqafoi islamin.

Gjyshi i tij, një oficer në ushtrinë e Mbretit Zog në vitet 1930, e dinte arabishten dhe i ftonte miqtë në shtëpinë e tij çdo natë që të lexonin ajete nga ai.

Vite më vonë, nën diktaturën komuniste të Enver Hoxhës – i cili ndaloi tërësisht të gjitha format e fesë dhe i dërgoi në burg të gjithë besimtarët praktikues – libri mbijetoi sepse mund të fshihej lehtësisht.

“Dikush e njoftoi policinë se ne e mbanim një Kuran në shtëpi, por ai ishte aq i vogël sa babai im ia doli ta fshihte. Oficerët lëvizën tokë e qiell por nuk e gjetën”, ka treguar Prushi.

Pas incidentit, babai i Prushit, Skenderi, vendosi t’ua besonte atë miqve të tij në Kosovë duke e dërguar përtej kufirit në një kamion plot me qymyr.

Ai e mori librin e shenjtë sërish vetëm pas luftës në Kosovë në vitin 1999, të cilin e kishin futur nën dhe për ta shpëtuar nga luftimet.

Prushi e trashëgoi Kuranin pas vdekjes së të atit në vitin 2012.

“Libri i vogël bart shumë histori, bekime dhe mrekulli. Është shumë i dashur për mua”, ka theksuar Prushi.

“Sa herë që e prek, emocionohem”, ka thënë bashkëshortja e tij, Blerina.

“Kur ndodh diçka e keqe ose kur vajza jonë sëmuret, ndihemi të qetësuar, ne e dimë se Kurani do të na mbrojë, është një hajmali e vërtetë”, ka shtuar ajo.

Familja ka pranuar oferta të panumërta, përfshirë ato nga muzetë.

“Kurrë nuk e mendoj ta shes”, ka thënë Prushi. “Ky Kuran i përket familjes sonë dhe do të qëndrojë përgjithmonë me ne”.

Related Posts

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Burri dogji me benzinë gruan/ Çifti nuk ishte në proces divorci, 31-vjeçarja jetonte me të ëmën!

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e 31 gushtit ku nëna e dy fëmijëve Melisa Trëndafili u dogj me benzinë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili, teksa…

“Pse më shikon shtrembër?”/ M asakra me një të vd ekur dhe 5 të pIagosur…

Institucionet e hetuesisë në Kosovë janë duke vazhduar me punën e tyre për të zbardhur detaje mbi përleshjen e armatosur të një shtatorit mes dy grupeve në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *