HISTORIA E LEKUT SHQIPTAR: JA PSE AHMET ZOGU E PËRJETËSOI ALEKSANDRIN E MADH NË MONEDHËN SHQIPTARE

Historia e Lekut Shqiptar: Ja pse Ahmet Zogu e përjetësoi Aleksandrin e Madh në monedhën shqiptare
Ndërsa në Shqipëri në vitet e pas Luftës së Parë Botërore ishte një rrëmujë e vërtetë për sa u përket prerjes së monedhave, të cilat ishin edhe lokale, psh, kartëmonedha e hedhur në qarkullim në Bashkinë e Vlorës në vlerën e 50 qind-karte, kishte figurën e Ismail Qemalit, ajo e Bashkisë së Korçës ishte ende kartëmonedha që hodhën francezët; në shkallë vendi kishin filluar prerjet 20-she dhe 5-she franga, si dhe monedha metalike prej nikeli me figura e simbole nga më të ndryshmet.

Ekonomistë vendas dhe specialistë të huaj dhanë alarmin se nuk mund të ecej më me këtë gjendje. Në këto kushte në parlamentin shqiptar, në vitin 1923 u diskutua për një monedhë shqiptare, të emërtuar me një emër shqip.

Propozimi erdhi nga vetë Zogu, dhe po vetë ai tha edhe emrin që do të mbante monedha në të ardhmen. Do ta quajmë Lek, tha ai, në nder të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë.

Po pse propozoi Zogu që kartëmonedha jonë të mbante emrin e Aleksandrit të Madh? Të gjithë prijësit shqiptarë e kanë patur idhull Aleksandrin e Madh. Pirua i Epirit shkonte deri atje sa të thoshte se kishte lidhje gjaku me Lekën. Skënderbeu i mori emrin Iskander dhe simbolet, brirët e dhisë.

Kur e bënë ata, pse të mos e bënte edhe Ahmet Zogu, apo nuk ishte mbret i gjithë shqiptarëve? Ambicien ia rriti më tepër një bisedë me shkrimtaren e amerikane Rose Wander Lane, me të cilën kishte shumë afinitet. Gjatë udhëtimeve në Shqipërinë e veriut, në Mat ajo kishte dëgjuar nga një plak se Aleksandri i Madh ka lindur në Mat, në Emadhi. “Ka pasur atë kohë dy kryeqytete të mbretërisë së bashkuar, ka qenë Pela, mes Selanikut dhe Manastirit dhe Emadhia, kryeqyteti i vjetër, që shtrihej në luginën që tani quhej Mati”, kishte thënë plaku. Leka i Madh u lind në Emadhia, ku jetoi derisa la djepin. Ai i hipi kalit për herë të parë kur vajti në Pela, kurse Filipi i Dytë doli nga Pela për ta pritur dhe ndodhi që pikërisht nga kali Leka i Madh e pa për herë të parë të atin. Fshatarët e anës së Matit bënin fjalë lirshëm për “qytetin e moçëm të Emadhisë” dhe “vendlindjen e Lekës së Madh”, i kishte Lane Zogut, si nuk e ditke ti”?.

Kuptohet që kjo bisedë e çmendi fare Ahmet Zogun, të cilit i hipi në kokë se kishte lidhje me Aleksandrin e Madh.

Ai e dinte se po ta deklaronte këtë, do të bënte ndonjë budallallëk që nuk e ngrinte dot kandari, sidoqoftë një sedër e dhelur s’mund të rrinte pa matur pulsin se si do të pritej në rrethet shoqërore të oborrit. Por sa herë që hidhte mufkën, të gjithë qeshnin. Ndaj hoqi dorë një herë e mirë nga idea e të qenit pasardhës i largët i Aleksandrit të Maqedonisë, duke bërë të dytën, duke e përjetësuar atë në monedhën shqiptare, që nuk ishte një shërbim i keq, ndaç për shqiptarët, ndaç edhe për Aleksandrin si paraardhës i tyre.

Monedhat e Enverit, leku, pa Aleksandër të Madh

Në në kohën e socializmit monedhat ishin mbushur me njerëz tw stilit tw pikturws sw realizmit socialist, me njerwz muskulozë, punëtorë fabrikash, të rinj hekuruadhash me kazma e lopata, me trena e turbina, traktorë e autokombajna.

Ndërsa në periudhat e tjera kishte prerje të monedhave metalike ku vendoseshin simbolet emblematike të Aleksandrit të Madh, në socializëm ato u hoqën, leku mbeti pa Aleksandrin e madh, megjithëse mbante emrin e tij. Në të gjitha kartmonedhat, por edhe monedhat metalike u vu stema e republikës, që përmbante si datë 24 majin, Kongresin e Përmetit.

Aleksandri i Madh

Aleksandri III, (356-323 para Krishtit), mbreti i Maqedonisë, pas pushtimit të Greqisë nga babai i tij, Filipi II, e shndërroi atë në perandori duke u zgjeruar nga Ballkani në lumin Nil dhe në Himalaje, duke gjunjëzuar me dhjetëra miliona njerëzi përgjatë rrugës.

Në një banket në Babiloni, ai piu shumë dhe u sëmur, me siguri për shkak të malaries. Vdiq disa ditë më vonë në moshën 33-vjeçare.

Pothuajse të gjithë historianët dhe biografët kanë pranuar prejardhjen e tij Ilire, prej të atit dhe prej së ëmës Olimpias. Pirua i Epirit e quante veten trashëgimtar të Aleksandrit të Madh.

Duke patur parasysh origjinën “shqiptare”, Skënderbeu e quajti atë udhëheqës shpirtëror, dhe mori prej tij simbolikisht emrin Iskandër dhe brirët e dhisë në përkrenare.

Related Posts

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Burri dogji me benzinë gruan/ Çifti nuk ishte në proces divorci, 31-vjeçarja jetonte me të ëmën!

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e 31 gushtit ku nëna e dy fëmijëve Melisa Trëndafili u dogj me benzinë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili, teksa…

“Pse më shikon shtrembër?”/ M asakra me një të vd ekur dhe 5 të pIagosur…

Institucionet e hetuesisë në Kosovë janë duke vazhduar me punën e tyre për të zbardhur detaje mbi përleshjen e armatosur të një shtatorit mes dy grupeve në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *