Përfytyrimi i një Shqipërie të ardhshme me kapele dhe dance, futboll dhe poker, muzikë dhe mish derri
Në një dokument të marë me mikun tim Bejtulla Destani nga Arkivi i Ministrisë së Jashtme Federale – Berlin ose i quajtur ndryshe Arkivi Politik i Ministrisë së Jashtme Federale (Archiv des Ausëärtigen Amtes – Berlin), i cili realisht është një raport i z. Radolf von Kardorff, (1923 Chargé d’Affaires, from 1925 German Envoy Extraordinary and Minister Plenipotentiary in Albania / I dërguari i Jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë i Gjermanisë në Shqipëri (1923–1929) kemi një përshkrim interesant të jetës social-kulturore në sallonet e Shqipërisë së viteve 1920, më 3 Janar 1926 .
Ja se si e përshkruan diplomati gjerman jetën kulturore në sallonet e politikës shqiptare në vitin 1926 me plot shpresë “Përfytyrimi i një Shqipërie të ardhshme me kapela dhe dance, futball dhe poker, muzikë dhe mish derri”, duke komentuar kështu emancipimin e femrës shqiptare parë në festën e Vitit të Ri 1926 organizuar tek ambasadori amerikan (Charles Calmer Hart, i akredituar në Tiranë.
Sot 100 vjet më pas, për fat të keq, përfytyrimi i një Shqipërie të ardhshme nuk duket se po shkon drejt shoqërisë Perëndimore që elita politike ndryshe çirret ditën nëpër podiume e studio televizive mbi të ashtëquajturin integrim në BE, e ndryshe bën natën pazare e jep konçensione korruptive duke shkuar çdo vit e më shumë drejt islamizimit total të shoqërisë sonë nën batakun e neo otomanizmit.
Ky shndërim i thellë shoqëror alla-shqiptarçe ndonëse dihet se më shumë se gjysma e popullsisë së këtij vendi në vitin 1990 e më pas kërkoi për një jetë më të mirë Europën duke rrëmbyer anijet e ikur emigrantë nga ku sot është e vështirë të gjesh ndonjë familje shqiptare që të mos ketë një pjestar të saj në Europë, UK, Amerikë dhe Kanada, e shumë pak në Turqi apo në vendet e tjera islame është pak i çuditshëm po të mbahet parasysh se gjithshka që ka ndodhur në sallonet e politikës sonë këto 30 vjet të jep përshypjen se kjo duket sikur ka ndodhur me bekimin Euro-Atlantik, pasi diplomatët qoftë ata të Amerikës apo të BE në qasjet e tyre të përditshme kanë dhënë përshtypjen e guvernatorëve realë të këtij vendi dhe pushtetarët tanë e kanë shitur këtë për mbështetje si “OK” të tyre.
Nuk do të preferoj të komendoj më tej zhvillimet mondane në Shqipërinë e porsalindur të vitit 1926 për të cilat ambasadori gjerman ka parë si shpresë për një vend europian duke e lënë lexuesin të gjykojë vetë duke lexuar këtë shënim të tij tejet interesant drejtuar qeverisë së vet në Berlin:
Në festën e Vitit të Ri tek ambasadori amerikan (Charles Calmer Hart, Envoy Extraordinary and Minister Plenipotentiary / I dërguari i Jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë i SHBA në Shqipëri -1925-1929 – Shënimi im -KF) ngjau diçka që meriton vëmendjen e gjithë atyre që interesohen për çështje historiko – kulturore. Për herë të parë në Shqipëri një grua myslimane vallëzoi në publik. Ishte po e njëjta grua e cila as dy vjet më parë, në njërën nga festat e organizuara prej diplomatëve – asokohe tepër të pakët – rrinte në lozhën e mënjanuar, e rrethuar nga katër kujdestare dhe vërente nga larg atë, ç’ka për të ishte e ndaluar. Sepse vallëzimi i gruas në publik këtu ende dënohet me ligj…
Zonja Blloshmi, bashkëshortja bukuroshe e një deputeti, dhe motra e saj kërcyen të pambuluara me ferexhe dhe të veshura me fustane të shkurtër Foxtrott dhe Shimmy me pasion dhe me hov deri përtej mesnatës. Më tre të mëngjesit ndërsa vallëzonin të palodhura, dukej se dy të zgjidhurat nga vargonjtë ende s’po bëheshin të ndërgjegjshme, se shkundja e tyre e gjymtyrëve sinjalizonte ndoshta ardhjen e një epoke të re për Shqipërinë…
Efekti i këtij emacipimi qe i shumëllojshëm. Ndërsa një pjesë nuk u çuditën dhe aq, duke qenë se zonja Bloshmi ka disa kohë që shfaqet e pambuluar në shtëpitë e botës, ambasadorit amerikan dukej se arritjet e përparimit, e lirisë dhe qytetërimit i shijuan veçanërisht. Ka tepër të ngjarë, që të ketë informuar me një telegram edhe Shtëpinë e Bardhë. Shqiptarët pleq nga ana tjetër u ndjenë thellësisht të fyer. S’paskësh mbetur më gjë e shenjtë mbi dhe, menduan, duke u dridhur nga përfytyrimi i një Shqipërie të ardhshme me kapela dhe dansim, football dhe poker, me trarà burse dhe mish derri dhe me një ngutje dhe dalldisje të jetës që deri dje rridhte e qetë dhe plot filozofi…
Radolf von Kardorff”,
(1923 Chargé d’Affaires, from 1925 German Envoy Extraordinary and Minister Plenipotentiary in Albania / I dërguari i Jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë i Gjermanisë në Shqipëri (1923–1929)