7 pergezimet qe tregojne se do te hysh ne Xhenet.

Allahu i Madheruar thote:” Pa dyshim, miqte e Allahut nuk do te kene arsye per t`u frikesuar dhe as per t`u deshperuar.

(Te tille jane) ata qe besojne dhe qe (i) frikesohen (Allahut).”Junus 62-63

Ka thene shejhu el-islam Ibn Tejmije ne lidhje me keto ajete kuranore:” Kush eshte besimtar dhe i frikesohet Allahut eshte miku i Tij dhe miqte e Allahut nuk do te ndjejne frike per ate qe i pret ne te ardhmen dhe as deshperim per humbjen e asaj qe kishin ne kete bote, sepse ata e kuptuan qellimin e jetes se kesaj bote, punuan vepra te mira, besuan Allahun, iu binden Atij dhe ne kete menyre u bene miq te Tij.

Pergezimi i permendur ne ajetin kuranor eshte myzhde qe u jepet ne dynja dhe Ahiret.Pergezimi i dynjase eshte ne disa menyra:

1. Endrrat e mira te cilat i sheh besimtari, apo dikush tjeter per te. Pra sheh ne enderr gjera te cilat e gezojne apo dikush nga te afermit e tij sheh per te gjera qe tregojne miresine dhe jane pergezuese per te.Pershembull sheh ne enderr sikur pergezohet me Xhenet, apo dikush tjeter e sheh ate sikur eshte prej banoreve te Xhenetit etj.Profeti alejhi selam ka thene per endrrat e mira se ato jane pergezime te shpejta per besimtarin qe ne kete bote.

2. Gezimi dhe lumturia qe ndjen besimtari ne devotshmeri per Zotin e tij duke e bere kete dhe ceshtjen me te dashur dhe me paresore.Kjo tregon se ky besimtar eshte nga miqte e Allahut.
Profeti alejhi selam ka thene:” Ai qe gezohet me veprat e mira dhe ndjen keqardhje per veprat e keqija eshte besimtar.”Nese ndjen se kraharori yt qetesohet dhe zgjerohet me devotshmeri dhe ngushtohet kur kryen gjynahe, atehere ky eshte nje pergezim i mire per ty qe tregon se ti je nga besimtaret e Allahut dhe miqte e Tij te devotshem.Profeti alejhi selam ka thene:”Kenaqesia ime eshte ne namaz.

3. Lavderimi qe njerezit e mire i bejne besimtarit dhe e permendin ate si shembull te mire.Dashuria dhe lavderimi qe i behet nga te tjeret eshte pergezim i mire per besimtarin, ndersa lavderimi dhe ofendimi qe mund t`i behet nga njerezit e keqinj nuk ka asnje vlere, sepse fjalet e tyre nuk kane asnje peshe dhe as nuk pranohen tek Allahu.Lavderimi dhe perkujtimi i njerezve te mire per besimtarin eshte nje pergezim i mire nga Allahu per te.

4. Pergezimi qe i behet besimtarit ne momentet e fundit te jetes, kur i zbresin melaiket e do t`u thone:” Mos u frikesoni dhe mos u pikelloni! Dhe gezojuni Xhenetit qe ju eshte premtuar.
Ne jemi mbrojtesit tuaj ne jeten e kesaj bote dhe ne boten tjeter.Atje do te keni cfare t`ju deshiroje zemra dhe cfare te kerkoni, dhurate e pasur prej nje Zoti Fales dhe Meshireplote.” Fusilet 30-32

5. Pergezimi tjeter qe i behet besimtarit ne agonine e vdekjes kur shpirtit te tij i thuhet: O shpirt i mire dil nga ky trup i mire, per ne meshiren dhe kenaqesine e Allahut.Kjo fjale e gezon dhe e lumturon besimtarin.

6. Pergezimi ne varr. Kur besimtari i pergjigjet tre pyetjeve te varrit, atehere nje thirres nga qielli thote: Robi im tha te verteten shtrojini atij nga shtrojet e Xhenetit, visheni nga rrobat e tij dhe hapini nje porte te Xhenetit.

7. Pergezimi ne Diten e Ringjalljes kur melaiket ne forme pergezimi i thone: “Kjo eshte dita juaj e premtuar” El-enbija 103 dhe:” Dhe gezojuni Xhenetit qe ju eshte premtuar.” Fusilet

Pra miqte e Allahut pergezohen ne te dy jetet.Allahu na befte prej tyre!

Shejh Ibn Uthejmin.

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *