Gjatë ditës së djeshme Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Xhafer Bardhit, duke e dënuar me burgim të përjetshëm lidhur me akuzën se si rezultat i një mosmarrëveshjeje pronësore kishin privuar nga jeta 15-vjeçarin A.M., dhe prindin e tij Bekim Muja.
Kurse, djali i tij Amir Bardhi, u lirua nga akuza.
Pas shpalljes së aktgjykimit, brenda dhe jashtë gjykatës ka pasur tensione nga pala e dëmtuar.
Lajmi.net sot ka qëndruar në familjen e Bekim Mujës. Për kamerën e Lajmi.net ka folur vëllau i tij Sokoli.
Sipas Sokolit ngjarja ka ndodhur më 5 prill të vitit 2021 në vendin e quajtur Mali i Shtetit.
LEXO EDHE: “Shtine djalin mrena mos na len neve se bahet ma keq… n’kry kam me i ra…” (VIDEO)
‘’Djali i Xhaferit është fajtor kryesorë, vendimi edhe gjykata është biznis, vetëm Prokurori ish kon i drejtë aty po atë nuk e ka pyetur askush’’, ka thënë Sokol Muja.
Më tutje Sokoli thotë se për ngjarjen kishte mësuar vetëm kur kishte ardhur në shtëpi dhe kishte shkuar në vend të ngjarjes.
Sokoli thotë vëllezërit e Xhafer Bardhit kishin shkuar në shtëpinë e tyre.
‘’Kanë ardhur vëllezërit e tij, na kanë thanë neve lirona e ata kallnja edhe dheun nër këmbë’’, ka thënë Sokoli.
Më tutje Sokoli në rrëfimin e tij thotë se dorasi i vëllaut të tij i kishte borxh disa para disa ditë para se të ndodhë ngjarja.
‘’Lidhur me këtë rast janë zhvilluar 13 seanca, në disa seanca ata nuk e kanë pranuar krimin’’, thotë Sokoli.
Ai në fund kërkoi që Drejtësia ta thotë fjalën e saj./Lajmi.net/
https://fb.watch/nCMgnCyUaj/