Përse u Varros Pejgamberi a.s në Tokë?!
Pa dyshim se ekzistojnë arsye të çmueshme nga varrosja e Muhammedit a.s në tokë.
Nga dobitë e varrosjes së Zotëriut tonë Alejhi Selam në tokë janë:
———–
1- Që Allahu ta largon dënimin dhe përmbysjen e banorëve të tokës (dënimin kolektiv), prandaj Allahu thotë:” Po Allahu nuk do t’i dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre…” (El-Enfal 33)
2- Që të jet në kopshtin e tij fisnik (Reudah) që Allah ka përgatit për të. Pejgamberi a.s ka thënë:” Varri ose është kopësht nga kopshtet e xhenetit, ose gropë nga gropat e zjarrit.” (Transmeton Tirmidhiu)
E varri i Pejgamberit a.s është kopsht i cili i tejkalon të gjitha kopshtet!
3- Që ta viziton Umeti i tij dhe ti japin Selam e të u’a kthen Selamin e të gëzohet me këtë.
Pejgamberi a.s thotë:” Asnjëri nga ju nuk më përshëndet me selam-në një transmetim: tek varri im- pos se Allahu ma kthen mua shpirtin dhe unë i’a kthej atij selamin” (Transmeton Ebu Davudi).
4- Që t’i shtohet Umetit imani dhe dashuria kur ta shohin Reuda-n e bekuar të të Dërguarit a.s (që është afër Mihrabit në Xhaminë e Pejgamberit a.s)
5- Që të ndërmjetësoj (shefat) për vizituesit e tij Alejhi Selam. Pejgamberi a.s thotë:” Kush më viziton mua, i është garantuar shefati im”. (Transmeton Bejhekiu)
6- Që të falet për Zotin e tij e të zbret bereqeti në tokë. Pejgamberi a.s ka thënë:” Pejgamberët janë të gjallë në varret e tyre, ata falen”. (Transmeton Bejhekiu).
7- Që t’i paraqiten atij a.s veprat e Umetit. Nëse janë të mira, e falënderon Allahun, e nëse jo, i kërkon falje Allahut për Umetin e tij. Pejgamberi a.s ka thënë:” Veprat e juaja më paraqiten mua. Nëse janë të mira, e falënderoj Allahun, e nëse jo, kërkoj falje nga Allahu për ju.” (Transmeton Bezzari).
Allahumme Sal-li ala Muhammedin ve ali Muhammed.
Shejh Salih El Xhaferij r.a
Nga: Husamedin Abazi