Mërgimtari nga Malisheva bëhet hero në Itali, i shpëton vëlla e motër pasi u aksidentuan në autobusin ku humbën jetën 21 persona

Italia është tronditur mbrëmë pasi një autobus ra nga një mbikalim dhe për pasojë kanë vdekur 21 persona e rreth 15 tjerë janë lënduar.

Aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmjen e së hënës, në Venica ka edhe një protagonist Bujar Buçaj, mërgimtar nga komuna e Malishevës.

Bujari ka ndihmuar së paku dy të rinj vëlla e motër nga Ukraina duke i nxjerrë nga autobusi që kishte rëndë disa metra poshtë urës.

Mediat në Itali e kanë vlerësuar lart për këtë gjest.

“Unë kam qenë në punë përballë aksidentit. Posa e kam dëgjuar zhurmën e madhe, i kam kapërcy telat e stacionit trenit dhe kam vrapu neper shina të trenit. Kam mbërri në vend të ngjarjes. Kur kam mbërritur aty, kam dëgjuar bërtima. Dy të rinj i kam ndihmu vëlla e motër të cilët kanë qenë të lënduar”, ka treguar ai për IndeksOnline.

Bujari po ashtu ka thënë se fillimisht kanë ardh Policia në vendngjarje dhe pastaj zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë.

Nuk është hera e parë që shqiptarët në vende të ndryshme të Evropës bëhen heronj duke ndihmuar njerëzit në fatkeqësi të ndryshme.

Related Posts

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Burri dogji me benzinë gruan/ Çifti nuk ishte në proces divorci, 31-vjeçarja jetonte me të ëmën!

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e 31 gushtit ku nëna e dy fëmijëve Melisa Trëndafili u dogj me benzinë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili, teksa…

“Pse më shikon shtrembër?”/ M asakra me një të vd ekur dhe 5 të pIagosur…

Institucionet e hetuesisë në Kosovë janë duke vazhduar me punën e tyre për të zbardhur detaje mbi përleshjen e armatosur të një shtatorit mes dy grupeve në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *