Produktet serbe janë në shumicën dërrmuese të marketeve kosovare, madje vlera e produkteve serbe që importon Kosova në vit nga Serbia është mbi 300 milionë euro.
Për këtë para mikrofonit të lajminet kanë flur qytetarët.
Njëri nga ta është mjaft rigoroz dhe kërkon masa të pa precedenta ndaj marketeve që mbajnë produkte serbe.
“Ju kisha ba thirrje me pas inspekcion që shkon i kontrollon, dhe i thotë ta gjejë njo 5 mijë euro denimi, së dyti me i thanë ta mbylli krejt, kisha pas qef me pas një qëndrim të prerë”, tha ai.
E një qytetarë tjetër gjithsesi është i mendimit që mos me konsumu produkte serbe, por ai ka një apel që edhe prodhuesit vendor të mos i ngrisin çmimet.
“Kisha thanë që produktet serbe mos me i përdorë, por edhe prodhuesit tonë mos me i ngritë çmimet, kisha thanë ta rritin prodhimin, e çmimin ta lënë at që ka qenë”, theksoi ai.
Po ashtu edhe një tjetër mendon se nëse do të ishte mundësia, më mirë është të shmanget konsumi i prodhimeve serbe.
“Ma mirë është mu largu me pas mundësi, sa ja forcojmë shtetin Serbisë, ma mirë të jemi larg tyre me diçka”, thotë qytetari tjetër.
Krejt në fund edhe një i moshuar nënvizon faktin se nuk konsumon produkte që prodhohen në Serbi.
“Sa të mundemi nuk konsumojmë”, pohoi ai./Lajmi.net