Diplomojnë 17 hafëzë të rinj në Medresenë e Madhe

Diplomojnë 17 hafëzë të rinj në Medresenë e Madhe

Sot, në Institutin e Hifzit në Medresenë e Madhe të Gjakovës është mbajtur ceremonia e diplomimit të 17 hafëzëve të rinj, të cilët kanë arritur që me sukses të mësojnë përmendësh tërë Kuranin fisnik. Në këtë ceremoni përveç shumë të pranishmëve mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, reisi i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, hafëz Shaqir ef. Fetahi, si dhe mysafiri special nga Turqia, Osman Nuri Topbash.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, vlerësoi lart punën dhe angazhimin që po bën Instituti i Hifzit në Gjakovë për nxjerrjen e hafëzëve të rinj, duke thënë se kjo ditë është tejet një ditë e lumtur, jo vetëm për hafëzët dhe familjet e tyre, por edhe për ne dhe gjithë vendin tonë.

Medreseja e Madhe e Gjakovës, vatër historike e arsimit e cila për shekuj ka shërbyer si gurrë e diturisë në rajon, edhe sot vazhdon rrugëtimin e saj të dijes si institut për memorizimin e Kuranit i cili që nga rëndërtimi pas luftës së fundit në Kosovë ka nxjerrë dhjetëra hafëzë. ( Erkin Keçi – Anadolu Agency )

Reisi i BFI-së së RMV-së, Shaqir ef. Fetahi, tha se ndjehet tejet i lumtur që po merr pjesë në një ceremoni të tillë ku po diplomojnë 17 hafëz të rinj. Ai përgëzoi Institutin e Hifzit për punën e bërë, ndërsa hafëzëve iu dëshiroi shëndet dhe suksese në jetë.

Ligjëratën kryesore në këtë ceremoni e mbajti Osman Nuri Topbash, i cili foli rreth vlerës dhe rëndësisë që ka mësimi përmendësh i Kuranit, duke përmendur kështu traditën e mësimit të Kuranit që nga Pejgamberi a.s. e deri te gjeneratat tona brez pas brezi.

Para kësaj ceremonie Myftiu Tërnava zhvilloi një takim me Osman Nuri Topbashin dhe me reisin Shaqir ef. Fetahin.

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *