“Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri” – Reagojnë nga familja e policit të vrarë në veri
Polici Afrim Bunjaku u vra mëngjesin e sotëm në pjesën veriore të Kosovës.
Për këtë rast tragjik, ka reaguar edhe familja e tashmë policit të ndjerë.
Në një postim në rrjete sociale ata kanë shkruar se të vdesësh për atdhe, është sikur të rilindësh përsëri.
Postimi:
*TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI.*
Të nderuar miq, të dashur familjarë,
Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë.
Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , Toger në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të venditit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit.
E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë.