Kosova ka pësuar humbjen e dytë në kampanjën kualifikuese për Euro 2024, pasi u mposht në Bukuresht nga Rumania me rezultat 2-0.
Ka qenë një ndeshje që ka zgjatur thuajse tre orë për shkak të ndërprerjes që ndodhi në fillim të saj.
Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Bojvoda pas ndeshjes për Supersport.
“Jam shumë i zhgënjyer me këtë ndeshje. Kjo nuk është në rregull që të na presin në këtë mënyrë në një shtet si Rumnaia. Prije ka ndikuar shumë në lojë. Kjo nuk është në rregull. Referët në këtë ndeshje kanë gabuar shumë në dëm të Kosovës. Nuk është dashur që të kthehemi në fushë kur u ndërpre ndeshja”, ka theksuar Vojvoda.
“Nuk bën të lejojmë të na shajnë shtetin. Pasi kemi derdhur gjak për të. Këtyre u qoftë falë që nuk është gjallë Adem Jashari. Kemi luajtur gjatë me një lojtar më pak dhe kjo ka ndikuar shumë”, ka thënë Vojvoda.
Kosova mbetet e pesta dhe e parafundit në Grupin I me katër pikë, tetë më pak se Rumania dhe 10 më pak se Zvicra.
Izraeli është i treti me 11 pikë, ndërsa Bjellorusia e katërta me katër pikë.
Andorra është e fundit dhe pa pikë.