Një person ka mbetur i vrarë dhe një grua është plagosur, nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën sot në Podujevë.
I vrari është Valmir Breznica i njohur me nofkën “Dhia”.
Ndërkaq, e plagosur në këtë ngjarje ka mbetur gruaja e viktimës.
Në disa pamje nga vendi i ngjarjes të cilat i kanë publikuar mediat lokale në Podujevë, shihet gruaja e plagosur e shtrirë derisa transportohet për trajtim mjekësor në spital.
Në momentin e të shtënave ndaj çiftit prezent kishte qenë edhe një fëmijë i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.