Burri nga Istogu që mban mbi 170 dele: Nuk ia vlen me punu për 300 euro në Kosovë
Ka më shumë se 7 vite që mban dele. Por, jo gjithmonë ishte kështu. Hajdar Mujaj dhe familja e tij dikur mbanin edhe kafshë të tjera, pos atyre që mbajnë sot.
Ani pse fillimet ishin të vështira për të, sot 36-vjeçari bashkë me vëllain e tij, kanë më shumë se 170 dele.
Gjatë periudhës së verës, interesim të madh për dele ka edhe nga mërgimtarët.