Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e atë nuk mund ta mbante një trupvogël. -informon dritare.net.
“Si edhe forma e shpatës që është e harkuar, e atë mund ta përdorin veç ata që janë trupmadh. Pastaj kemi një të dhënë shumë interesante, një stof që i vjen nga Venediku. Dhe Skënderbeu që i thotë ‘ki parasysh trupin tim, se mua më duhen kaq metra, më shumë se një trup i zakonshëm. Sipas llogarive, Skënderbeu ka qenë jo më pak se 1.92 i gjatë. Ndërkohë i ati ishte trupshkurtër, e kjo tregohet edhe nga shprehja që përdorte Skënderbeu, ‘nga i vogli, lind edhe i madhi’.”
Kristo Frashëri i pyetur nga gazetarja Xhunga për fëmijët e Skënderbeut, u shpreh se , Donika bëri vetëm një djalë.
“Ato vepra që shkruajnë se pati dhe një vajzë nuk janë të vërteta. Ishte vetëm Gjoni i cili lindi në vitin 1454, pra dy vjet pasi u martua. Pastaj kur vdiq Skënderbeu dhe ishte rreziku i pushtimit turk, ajo iku së bashku me 20 gra që kishin mbetur te veja. Shkoi nga Puglia dhe më pas në Spanjë, ku ka vdekur në Barcelonë, si zonjë nderi e mbretëreshës së Spanjës.