Tifozja kroate Ivana Knoll arrin në Gjermani për kampionatin, ankohet për kushtet e akomodimit: s’jam e kënaqur natën e paguajta….1

Tifozja e famshme kroate, Ivana Knoll ka arritur në Gjermani ku është duke u përgatitur për Euro 2024, dhe në një story në Instagram ka shprehur zhgënjimin për akomodimin në dhomën e hotelit.

“Kam paguar mijëra për ‘hotelin më të mirë’ në Berlin, dhe dhomat janë të vjetra, ngrohja nuk punon, palestra dhe pishina janë në ndërtim. Nuk rekomandoj”, u ankua ajo së bashku me një foto ku pozon përpara pasqyrës.

“Kam paguar 650 euro për një natë, dhe çmimi përfshin: dhomë të vjetër pa ngrohje, palestra dhe pishina nuk janë të disponueshme për shkak të renovimeve dhe për më tepër, menaxheri është i papërshtatshëm”, shkroi ajo në një video ku tregon si duket dhoma e saj.

Foto: Ivana Knoll/InstaStory

Përndryshe, Ivana Knoll tërhoqi vëmendje të madhe në Kampionatin Botëror në Katar në 2022, dhe për të është shkruar edhe në mediet ndërkombëtare.

Ajo pa diskutim pritret që të japë një mbështetje të zjarrtë për Kroacinë, gjatë këtij kampionati evropian. /Telegrafi/

Foto: Ivana Knoll/InstaStory

Related Posts

“Ku gjen më mirë” – Bebe Rexha befason në fotografitë e reja ndërsa shkruan në shqip

“Ku gjen më mirë” – Bebe Rexha befason në fotografitë e reja ndërsa shkruan në shqip Para 17 ore Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka…

“Fillimisht mjekët nuk dhanë diagnozë të saktë”, Arta Bajrami flet për dy fëmijët me spektrin e autizmit

“Fillimisht mjekët nuk dhanë diagnozë të saktë”, Arta Bajrami flet për dy fëmijët me spektrin e autizmit Pak ditë më parë, këngëtarja Arta Bajrami, ndau me publikun…

Sëmundje të rënda të diagnostikuara nëpërmjet sinjaleve të lëkurës

Zbuloni se si sinjalet e lëkurës mund të ndihmojnë në diagnostikimin e saktë të sëmundjeve serioze, duke çuar në trajtim në kohë dhe rezultate të përmirësuara. Sëmundjet…

SHENJA TË RËNDËSISHME TË SËMUNDJEVE TË RËDA

Sinjalet e lëkurës ofrojnë të dhëna jetike për sëmundje të rënda, duke përshpejtuar trajtimin. “Skuqjet e vazhdueshme dhe të rënda kërkojnë kujdes mjekësor,” paralajmërojnë ekspertët. Kushtet si…

SHTATË (7) GJËRA QË MBLLOJNË PORET TUAJ DHE SHKAKTOJNË AKNE

7 gjërat që bllokojnë poret tuaja dhe shkaktojnë puçrra Poret: Ne të gjithë kemi këto hapje të vogla në lëkurën tonë për çlirimin e djersës dhe vajit,…

15 shenja psikologjike që dikush ju pëlqen

Doni të hidhni një hap të rëndësishëm në jetë, por po hezitoni? Lexoni 30 thënie motivuese nga personalitete botërore që do ju ndihnojnë të tejkaloni “ngërçin” e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *