Të mos e çosh punën dëm. Mësimi që i dha një biznesmen djalit të tij dembel. Çdo prind duhet ta bëjë

Një biznesmen kishte një djalë dembel, të cilit i pëlqenin vetëm dëfrimet.

Biznesmeni donte që i biri të ishte punëtor dhe i përgjegjshëm si i jati. Ai donte që djali i tij të kuptonte vlerën e punës.


Një ditë, thirri të birin dhe i tha: “Sot dua të dalësh dhe të fitosh diçka. Nëse dështon, nuk ke darkë”.

Djali ishte dembel dhe nuk ishte mësuar me asnjë lloj pune. Kjo kërkesë e babait e trembi shumë dhe duke qarë, shkoi drejt e tek e ëma. Nënës iu shkri zemra, kur pa lotë në sytë e të birit.

Në një përpjekje për ta ndihmuar të birin, ajo i dha një monedhë floriri.

Në mbrëmje, kur i ati e pyeti të birin se çfarë kishte fituar, djali i dha menjëherë monedhën e floririt. Babai i tha më pas ta hidhte në një pus. Djali bëri siç i kërkoi babai.

Babai ishte burrë i mençur dhe me eksperiencë, dhe e kuptoi që nëna kish qenë burimi i monedhës së floririt. Ditën tjetër, e dërgoi të shoqen tek prindërit e saj, dhe i kërkoi sërish djalit të dilte dhe të fitonte diçka, nëse donte që të hante atë mbrëmje.

Këtë herë, djali shkoi duke qarë tek e motra, të cilës i erdhi keq për të dhe i dha një monedhë nga kursimet e veta.

Kur babai e pyeti se çfarë kishte fituar, djali i hodhi monedhën që i kish dhënë e motra. Babai i kërkoi ta hedhë edhe atë në pus. Djali e bëri menjëherë.

Sërish, babai i mençur e kuptoi se djali nuk e kish fituar vetë monedhën, por që ja kishte dhënë e motra. Kështu që, dërgoi të bijën tek shtëpia e gjyshërve. Të birit i kërkoi sërish të dilte dhe të fitonte diçka, përndryshe nuk kishte darkë për të.

Këtë herë, duke qenë se nuk kish më se kush ta ndihmonte, djali u detyrua të dalë në treg për punë e të fitonte ndonjë monedhë. Një prej dyqanxhinjve i tha se do i jepte dy monedha, nëse i merrte valixhen deri tek shtëpia.

Djali i të pasurit nuk mund të refuzonte, dhe u bë ujë në djersë deri kur e mbaroi atë punë. Këmbët i dridheshin dhe qafa e shpin i dhimbnin.

Teksa u kthye në shtëpi dhe i dha dy monedhat babait, ndërsa ky i kërkoi t’i hidhte në pus, djali i tmerruar pothuajse qau me të madhe.

Nuk mund të imagjinonte që të hidhte në pus, paratë e fituara me djersë. Mes lotëve, tha: “Baba, më dhemb i gjithë trupi, kam shenja në shpinë, dhe ti po më kërkon të hedh paratë e fituara me djersë në pus”.

Biznesmeni buzëqeshi. I tha të birit se njeriu e ndien dhimbjen, vetëm atëherë kur frutet e punës së tij shkojnë dëm.

Në dy rastet e mëparshme, atë e kish ndihmuar mamaja dhe motra, kështu që nuk ju dhimbsën monedhat kur i hodhi në pus.

Djali sapo kish mësuar vlerën e punës.

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *