Vrasja e fëmijëve në luftë: Drejtësi e papërfunduar

Fotografi të fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë të shfaqura në ekspozitën “Na Ishte Njëherë Që Kurrë Mos Qoftë”.
Shpërndaje

Hera e fundit që Fadil Muqolli i ka parë katër fëmijët e tij ishte 17 prilli i vitit 1999. Së bashku me nënën e tyre dhe anëtarë të tjerë të familjes, katër fëmijët e Fadilit u vranë nga forcat serbe në Poklek të Vjetër në Drenas.

“Vajza ka qenë 13 vjeçe, djali i madh 12, djali i dytë 10 vjeç dhe i treti nëntë”, tregon Fadil Muqolli në një bisedë për Radion Evropa e Lirë.


Njëzet e dy vjet më parë në shtëpinë e familjes Muqolli, u vranë 54 njerëz. Shumica prej tyre ishin gra dhe fëmijë.

Fletore dhe libra të fëmijëve të vrarë gjatë luftës të paraqitura në ekspozitën ““Na Ishte Njëherë Që Kurrë Mos Qoftë”.
Muqolli, tash 53-vjeçar, tregon se në mesin e anëtarëve të tjerë të vrarë, ishte më e vogla e familjes, Liria, vajza e vëllait të tij, që ishte ende foshnje.

“Ndër këta 54 njerëz kanë qenë 24 fëmijë. Të vrarë janë 14 anëtarë të familjes time. Babai, nëna, katër motra, bashkëshortja me katër fëmijë (një vajzë dhe tre djem), gruaja e vëllait me dy vajza. Vajza e vogël e vëllait ka lindur në luftë, Liri e ka pas emrin dhe ka qenë gjashtë muajshe”, thotë Muqolli.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur masakrën e Poklekut Holokausti i Kosovës.

Shtëpia ku u vranë 54 persona, në mesin e tyre edhe 14 anëtarë të familjes Muqolli.
Mirëpo sipas Fadil Muqollit, institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për të dënuar fajtorët e kësaj masakre.

“E di që është ngritur një padi në Beograd në vitin 2015. Askush prej institucioneve, as të EULEX-it, as të UNMIK-ut, as këto tonat asgjë s’kanë bërë”, thotë Muqolli.

Gjatë viteve të luftës në Kosovë më 1998-99 dhe në muajt e parë pas mbarimit të luftës, u vranë 1.024 fëmijë dhe 109 konsiderohen të zhdukur.

Nga këta 1.133 fëmijë, 100 i përkasin komuniteteve të tjera si serbë, romë, ashkali, egjiptas, boshnjakë etj.

Sllavica Janiqijeviq-Popoviq kërkon që përgjegjësit për vrasjen e vëllait të saj të marrin dënimin e merituar.
.
Edhe Sllavica Janiqijeviq-Popoviq që 22 vjet është duke pritur drejtësinë për vëllanë e saj, Novicën, i cili u vra më 23 korrik 1999, kur ishte 17-vjeçar. Bashkë me vëllain, asaj i është vrarë babai dhe dy axhallarët.

“Ajo nuk ishte vrasje, ajo ishte masakër. Vëllai im kishte vetëm 17 vjeç, ishte fëmijë”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë.

Novica Janiqijeviq ishte më i riu në mesin e 14 personave të vrarë në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, rreth 20 kilometra larg Prishtinës. Janiqijeviq-Popoviq tha se dhimbja për vëllanë kurrë nuk do t’i largohet, por shpreson që do të gjejë qetësi atëherë kur të zbulohet se kush ia vrau vëllanë.

“Ndoshta do ta kisha më lehtë, por vetëm nëse sinqerisht vendoset drejtësia, jo të jetë një dënim i lehtë dhe pastaj të lirohen, por të jetë një dënim i merituar për atë çfarë kanë bërë, të jetë dënimi i përjetshëm”, tha ajo.

Edhe pse rasti i vrasjes së serbëve ne Grackë të Vjetër u shqyrtua në gjykatat e misioneve ndërkombëtare në Kosovë, të cilën pastaj e ka trashëguar Prokuroria Speciale e Kosovës, lënda u mbyll më 2017 për shkak, siç thotë ajo, mungesës së provave ndaj personave të akuzuar.

Ajo shpreson se Gjykata Speciale në Hagë të sjellë drejtësi për vrasjen e vëllait të saj.

Shumë pak të dënuar në Kosovë
Për 22 vjet, rreth 70 persona janë dënuar me aktgjykime të plotfuqishme për krime lufte.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Prishtinë tha për Radion Evropa e Lirë se dy procese gjyqësore janë mbajtur në Serbi, e që kanë të bëjnë me masakrën që ka ndodhur në Podujevë më 28 mars 1999, ku janë vrarë fëmijë, gra dhe pleq të familjeve Bogujevci dhe Duriqi. Për këtë masakër janë dënuar pesë persona.

Po ashtu sipas Blakajt, ka qenë një gjykim për krimin masiv që është kryer më 26 mars të vitit 1999 në familjen Berisha në Suharekë, ku edhe aty ka pasur një numër shumë të madh të fëmijëve që janë vrarë.

Sipas Blakajt, institucionet e vendit nuk kanë bërë sa duhet në evidentimin e as në hetimin e këtyre rasteve e aq më pak në ndjekjen penale të atyre që kanë bërë krime, ku fëmijët kanë qenë viktima.

“Në Kosovë nuk e di që ka pasur ndonjë rast gjyqësor ku janë dënuar kryerësit e krimeve ndaj fëmijëve. Kanë qenë tri procese gjyqësore në Serbi që janë zhvilluar, ku janë gjykuar ata që kanë bërë krime lufte e ku viktima kanë qenë në mesin e të rriturve edhe fëmijët”, tha Blakaj.

Sipas tij, qeveria aktuale duhet të angazhohet në rend të parë që të dokumentohen krimet dhe të mblidhen prova për procese gjyqësore, kudo që ka prova të tilla, dhe të bëhet edhe më shumë në përgatitjen e kallëzimeve penale dhe ngritjen e aktakuzave ndaj kryerësve të këtyre krimeve.

Ministria e Drejtësisë shton numrin e prokurorëve për krime lufte
Mungesa e prokurorëve ka qenë një ndër arsyetimet kryesore në Kosovë kur bëhet fjalë për moshetimin e krimeve të luftës në Kosovë. Deri vonë, për këto lëndë kanë qenë të angazhuar vetëm dy prokurorë.

Genc Nimoni, këshilltar i lartë i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha për Radion Evropa e Lirë se Ministria e Drejtësisë ka filluar ta konsiderojë me prioritet çështjen e adresimit të krimeve të luftës.

Ai tregoi se Prokurorisë Speciale të Kosovës i janë shtuar katër prokurorë, gjashtë bashkëpunëtorë profesionalë dhe dy përkthyes, të cilët do të merren ekskluzivisht vetëm me krimet e luftës.

Related Posts

Ja çfarë gjatësie kishte Skënderbeu dhe sa fëmije kishte!

Kristo Frasheri i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, se Skënderbeu ishte shumë trupmadh. Shpata që ai ka përdorur ka qenë shumë e madhe dhe e gjatë, e…

12 ngjarje të frikshme që kanë ndodhur vërtet, por që nuk mund të shpjegohen!

Ndërsa ne zakonisht mund të gjejmë një arsye për shumicën e gjërave që na ndodhin, ka disa situata që thjesht na lënë të habitur. Falë internetit, disa…

EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar. Ndërkohë, mësohet se viktimat…

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë, lëndohen dy 22-vjeçarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në…

Dhimbje e madhe / Ndahet nga jeta ne moshe te re..!

Të nderuar bashkëvendas, e nderuara familja Emini. Të piklluar sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta , Vajza juaj Motra jonë Njomza Emini 💔😢 Për…

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje)

Pamje si nëpër filma, dy grupe përleshen mes vete, parkojnë veturat skaj rruge dhe i futen sherrit (Pamje) Një skenë aspak e hijshme është parë në Mazgit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *