Qëkur moderatorja shumë e dashur për publikun Arbana Osmani mbeti jashtë “Big Brother”,
të shumta kanë qenë teoritë rreth së ardhmes së saj në televizion. Tashmë prej kohësh, Arbana i është përkushuar biznesit të saj, duke u shkëputur hë për hë nga ekrani.
Por duket se shumë shpejt, do ta shohim në televizion, vetëm se këtë herë nën një logo tjetër. Mësohet se Arbana do të rikthehet në ekran ashtu si premtoi, por jo në ekranin e “Top-Channel”, por në atë të “TV Klan”.
Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Arbana do të vijojë karrierën e saj si moderatore, me një projekt të saj,
ndërsa nuk dihen detajet e projektit. Gjithashtu me të, edhe Eduart Grishaj do t’i bashkohet Arbanës në këtë projekt të ri në “TV Klan”.
Nga ana tjetër, edhe moderatorja Alketa Vejsiu në një rubrikë “pyetje-përgjigje” me ndjekësit, u shpreh se është e hapur për një projekt me Arbanën dhe po pret idenë e saj, të cilën do e ndiqte me kënaqësi. T
ë jenë të gjitha këto detaje një konfirmim që tashmë moderatorja Arbana Osmani po “bashkon forcat” me “TV Klan”?
Teksa Ledioni u rikthye në ekran dhe Arbana u konfirmua se nuk do të ishte më pjesë e spektaklit, Big Brother, kanë nisur të dalin në sipërfaqe edhe inatet e vjetra me koleget. Dikur kolege nën një logo, duket se dy vajzat paskan pasur disa inate,
që ne nuk i kemi ditur. Ishte Luana ajo që postoi e para një foto ku shkruajti: “Karma e ka merituar një gëzuar”.
Kaq mjaftoi dhe thashethemet nisën, duke menduar që ky është një thumb për Arbanën. Kujtojmë se para se “Big Brother 1” të niste, Luana përflitej si një ndër emrat e mundshëm për ta moderuar këtë format.
Pas suksesit me “Shiko kush Luan”, u duk sikur Luana u shndërrua në imazhin ikonë të ekranit, teksa Arbana ishte ende pa një emision pas lindjes së djalit të dytë, si dhe përfundimit të “Dua të të bëj të lumtur”. Por, gjithçka u mbyll shpejt për Luanën,
kur kjo e fundit kuptoi që në fakt, Arbana ia kishte marrë “Big Brother”. Ishte kjo dhe arsyeja e largimit të saj nga televizioni ku ishte pjesë që 15 vjeç.
Por tashmë, që historia përsëritet, por personazhet ndryshojnë, Luana duket se ka gjetur momentin që ta “shijojë” këtë gjë.
Tashmë Ledioni është mikpritësi i “Big Brother”, çfarë nënkupton edhe largimin e Arbanës nga ky format, moderatorja ka zgjedhur që të ironizojë në rrjetet sociale, ndonëse ka preferuar mos të zbulojë emra.
Ndërkohë, një tjetër postim në rrjetet sociale të Arbanës, është marrë si një ironi për Luanën.
Arbana mendohet se iu kundërpërgjigj nëpërmjet një fotoje ku shkruajti: “A do arrijë profiteroli të mundë rekordet e tiramisu-së?”.
Ndonëse shumë e kanë interpretuar si një luftë mes një bruneje dhe bjondeje, Arbana vetë e la me kaq. Në prag të nisjes së edicionit të tretë të “Big Brother”, ajo ka preferuar që të largohet nga zhurma mediatike për të pushuar disa ditë.
Arbana dhe partneri i saj kanë publikuar në rrjetet sociale, nga vendi me borë ku po pushojnë, duke zgjedhur që mos të vijojnë më me “Big Brother”, apo me gjithçka tjetër që lidhet me këtë format.
E si për ta konfirmuar se mes saj dhe Luanës nuk ka një luftë të ftohtë, Arbana ka zgjedhur që të komentojë në faqen e Marinës.