Destinacionet e pushimeve verore nuk janë vetëm për t’u çlodhur, por edhe për të mësuar mbi kultura të ndryshme. Juristet Kiti Shabanaj dhe Suela Lala tregojnë për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan se si i organizojnë pushimet e tyre verore. Suela thotë se pavarësisht mbulesës, ka vizituar edhe kisha katolike por ende nuk ka shkuar në një prej vendeve më të mëdha të fesë islame.
Kiti Shabanaj: Unë nuk i konceptoj dot pushimet duke ndenjur në të njëjtin vend. përveçse muzetë, aktivitete të tjera kulturore, ne gjithmonë praktikojmë edhe ngjitjen në mal. Kudo ku ka det, ne zgjedhim që të ketë edhe mal.
Suela Lala: Më ka ndodhur që të vizitoj shumë vende që janë të besimit katolik. Çuditërisht në Turqi akoma nuk kam qenë dhe çuditen shpesh.
Orinda Huta: Vërtet?
Suela Lala: Po, e kam në plan por nuk kam qenë. Tek vendet katolike më ka interesuar gjithmonë që të vizitoj edhe kishat dhe është dukur ndonjëherë e çuditshme ose më kanë parë çuditshëm si një vajzë myslimane me shami, po viziton kishën.