Fshati Senik, gjendet diku dhjetë kilometra larg Malishevës.
Natyra e bukur, dhe kushtet ideale atmosferike perfeksionojnë atë se çka do të iu sjellim.
Një fshat që ka rreth dymijë banorë që punojnë tokat e tyre të shtrenjta, kanë edhe diçka jo të zakonshme që ka kthyer gjithë vëmendjen në aty.
Minarja e xhamisë së këtij materiali padyshim që është më e veçanta, sepse rrallëherë për të mos thënë asnjëherë nuk sheh shqiponjë dykrenare mbi një minare.
Të gjitha që i kemi parë kanë hënën si simbol, por çka ndodhi me këtë fshat që vendosi ndryshe?!
Xhamia është goxha e madhe dhe e bukur.
Gjysmëhëna që vendoset në minare e në kupollat e xhamive, është e pranishme edhe në këtë xhami si në të tjerat kurse shqiponja nuk i zuri vendin askujt e as nuk e zëvendësoi hënën, ajo u vendos pikërisht ditën kur u inaugurua!