Djali im nderroj jete,Nusja mi la femit dhe iku me te dashurin,Zoti e shkaterrofte ate grua se neser do te…-O Zot sa e veshtir qenka kjo jete.Asnjeher mos e meni femren qe punon ne kafe e ta martoni sepse ne shumicen e rasteve do ju del dardh me bishte.
Sa shume dhimbje po perjetojka njeriu edhe nuk po u thejke me asgje.Po flas prej pervojes sepse nuk isha ul me ju shkru nga qejfi po nga zorri. Kom pa shume shume historia qe shkruajn per nuset e per vjehrrat edhe qka mos po kjo qe ma ka ndodh mu zemren ma ka coptu, merzie pas merzie.
Kur isha e re u njoftova me burrin tim te ndjere edhe aq jeten e mire e kemi pas sa qe kanihere mendoj qe jeta e meparshme eshte shume ma e mire se tani, tani gjithqka si martesa si fejesa shkon me interes.
Fati deshti vetem nje djal ta gjej edhe u gezuam aq shume sepse normalisht, fara jone atehere nuk hupke. E rrita me aq shume dashuri se bashku me burrin derisa burri u diagnozua me nje semundje dhe iku per boten tjeter pas 6 muajve betej me semundje. Aty shpirti im u thy, e humba njeriun e zemres, e humba shpirtin tim binjak.Nuk kam pas mundesi qe tja tregoj mbesave te mija se qfar babgjyshi kan pasur. Nje njeri me plot karakter dhe moral, nje njeri me aq shume drejtesi ne trupin e tij sa qe nuk mundeni me paramendu. Kurr nuk me ka parashtru probleme se pse e kemi vetem nje femije apo pse vetem nje djal, aj gjith eshte mundu qe ta kuptoj boten time edhe ne kohen ma te veshtir. Amaneti tij i fundit ka qene qe une me rrit djalin ne rrugen e drejt pasi i kish vetem 16 vjet djali ne ate kohe kur vdiq por nuk ja arrita qellimin edhe jam pendu qe skam mujt me drejtu djalin aty ku duhet. Historia ime tani ktu fillon, dhimbjet e mia qe i kam perjetu te djalit, vuajtjen time qe eshte aq veshtir ta tregojsh me fjal po duhet vetem me lot ta tregosh. Djali kur i kish 18 vjeq filloj te pij pak cigare edhe te dal ne diskoteka, nuk isha dakord qe vazhdimisht ishte ne ksi lloj vende sepse aty nuk ka asgje te hajrit siq thojna na. Edhe vazhdimisht kisha frike se nje dite ka me nxan ndonje taksirat apo ndonje gje te keqe qe do te vuajm per gjithmone. Aty u njoftua me nje vajze qe punojke ne ate diskotek edhe me tha mami jam dashuru me nje vajze qe punon ne aty klabin ku rri une. Asesi nuk deshta ta pranoj, vet fakti qe vendi punes saj ishte aq i ult e kam dit qe ska gja thajrit prej saj. U ula me djalin dhe i thash ndegjoje mamin, kur ta zgjedh dike qe me dashuru duhesh me pas shumee kujdes sepse ne kete bote ki shume njerez qe te paraqiten ndryshe dhe dalin krejt ndryshe. Mami tha e dua edhe aq du mu martu me te. Kush isha une me nderpre nje lidhje dashurie? U ndjeva sikur nese une e prishi nje martes atehere gjithmone do me kish lan djali fajtore dhe aty pranova pamvarsisht mendimet qe i kishe per nuse. Ne moshen 19 vjeq u pajtova me fatin qe ajo do behet nusja e shtepis time. Kur hyri ajo ne shtepin tone gjithqka shkoj per keq. Kurr hajrin nuk ja pash per asgje, edhe pse isha e vetme ne shtepi e pash se qka ish berllogu me te mbulu, e pash se qka ish nje femer e pa pastert, pa pike morali dhe karakter ne trupin e saj. I thash vetes o Zot mjera une qka kom marr e mjerr ajo familje qe e paska pas. Mbeti nusja shtatzan dhe e kuptum qe i kishte dy vajza binjake. U gezuam normalisht qe u bejsha gjyshe dhe qe djali im po behet me titullin baba. U ula dhe i tregova se qe te behesh prind nuk eshte pune e leht dhe duhesh me mendu qe tasht nuk je i vetmi qe duhesh te mendosh per vetem por duhesh me mendu tasht qe je tani vet i 4ti. Mami tha mduhet me dal me festu sepse mi ka fal Zoti dy vajza per njehere dhe dul me shok. Aty e perjetova diten me te zez te jetes time. Djali beri ndeshje dhe aty e humbi jeten. Mbeta vetem me nuse dhe mbesat ne shtepi.. O nuk kish ma veshtir se me u mundu te rris femijun jetim, nuk kish ma veshtir se dy vajza mos ta njohin baban e tyre edhe nuk kish me keq se sa ta perjetosh humbjen e dashuris te jetes dhe tani evladit.. Nuk e di a ka ndjene me pershkru kit dhimbje qe e kam une ne zemer. Aty mu desht me mar rolin e burrit dhe te gruas. Nuses aspak nuk i interesojshin vajzat, prap filloj te punoj aty ne kafe ku ishte njoftu me djalin tim edhe pse une isha kunder por hatri vajzave dhe pareve u desht qe ta pranoj sepse tani nuk kishim rroge edhe nuk kishim si tja bejm. U mundova me mish dhe me shpirt ti rris ato vajza edhe pa prezencen e prinderve. Nje dite e prita nusen si zakonisht kur u kthejke ne ora 4 te mengjes por ajo nuk erdh, prita prita prita deri ne mengjes as nje pike gjume se bera. E thirra ne telefon ajo ma mbylli telefonin dhe me shkruajti nje sms te gjat dhe me tregoj se e kishte gjet nje te dashur dhe nuk mundet te kujdesej me per vajza dhe mi la amanet mua qe tju tregoj kur te rrisin se ku e kan nanen.Zoti e shkaterrofte ate nuse qe ma beri jeten edhe me te veshtir se sa e pata.Nuk e di pse gjdo dhimbje shkon ne treshe. Tani i kam vajzat jan rrit i kan tani 7 vjeq por nuk e di qka te bej une nuk po shkoj tu u be me e re por normalisht tu u plak. Une kam qene juriste me profesion dhe tani nuk mundem as te punoj sepse e kam ne kujdesjen time dy vajza qe me ndreqen jeten por kam edhe shume dhimbje dhe mall ne zemer.. Nuk e di si ta perballoj kete gje kur te rrisin vajzat dhe e kerkojn nanen e tyre dhe nuk e di se ku tju tregoj se eshte, apo qfar tju tregoj per babain e tyre. Nuk e di si kam me ja arrit qellimin qe ti rris deri ne martes kto vajza, nuk kam me forc, nuk e di a ka nane qe ka sakrifiku me shume se une ne kete rast…